Tre persona dhe një inspektor pyjesh po hetohen në gjendje të lirë për prerje të druve në mënyrë të paligjshme në Pogradec.
Përkatësisht në fshatin Dardhas të Pogradecit është arrestuar D. H., 37 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi në fshatin Stropckë, Pogradec, u kapën me automjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. H., duke transportuar 10 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
Një 35-vjeçar A.Ç nga fshati dhe Xh. A., 61 vjeç, banues në Pogradec po ndiqen penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek rezervuari në fshatin Stropckë, Pogradec, 35-vjeçarit iu gjetën 110 m3 dru zjarri dhe 38 trupa të llojit ah pa dokumentacionin përkatës, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Xh. A., me detyrë inspektor pyjesh në këtë zonë, nuk ka konstatuar dhe informuar strukturat përkatëse, për lëndën drusore të gjetur që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.
Sasitë e druve dhe një automjet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel