Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat e bëjnë imunitetin më të fortë dhe të aftë për tu përballur me virozat.

Mësoni këtu pesë arsye përse duhet të pini lëng portokalli.

Dy mënyra si të shfrytëzoni lëngun e portokallit kundër gripit

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni tre receta për shfrytëzimin maksimal të potencialit të lëngut të portokallit për imunitetin dhe kundër gripit.

Portokall, xhenxhefil dhe spec djegës

Për këtë kurë ju nevojiten:

250 ml lëng portokalli të freskët,

125 ml ujë,

Një copë e vogël xhenxhefili të grirë

Një majë luge çaji shafran indie.

Pak spec djegës dhe pak piper.

Të gjithë përbërësit hidhini në një mikser dhe më pas në një tenxhere.

Lërini të valojnë për 5 minuta.

Kurën pijeni të ngrohtë.

Një teke lëng portokalli dhe xhenxhefili

Për këtë kurë ju nevojiten:

125 ml lëng portokalli të freskët,

60 ml ujë,

Një copë e vogël xhenxhefili të grirë

Një majë luge çaji shafran indie.

Pak spec djegës dhe pak piper.

Një thelb hudhër i shtypur.

Të gjithë përbërësit futini në një mikser dhe përpunojini për 30 sekonda.

Lëngun hidheni në një kavanoz dhe pijeni gjatë gjithë ditës për të luftuar simptomat e të ftohurës dhe gripit.

Të dyja kurat janë fantastike kundër virozave të stinës. Kjo për arsyen sepse bashkimi i portokallit me shafranin e Indisë, xhenxhefilin dhe specin e kuq djegës ofron një dozë të larmishme e të përqendruar vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh.

Në një periudhë virozash dhe gripi, sistemi imunitar ka nevojë pikërisht për këto tre ushqyes të rëndësishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA