Një banesë është djegur plotësisht paraditen e sotme në Durrës.

Zjarri ra në një objekt banimi në zonën e Plazhit, lagjja nr.13 e qytetit të Durrësit. Shërbimi zjarrfikës shkoi në vendin e ngjarjes duke shuar zjarrin dhe bllokuar përhapjen e tij në objektet përreth.

Paraprakisht deklarohet se ka vetëm dëme të shumta materiale, por jo në njerëz, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të rënë.

 

 

Top Channel