Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”.
Automotive Fair Albania II do shoqërohet me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për Automotivin dhe Transportine Gjelbër, Lëvizshmërinë e Sigurt dhe argëtimin, ku publikutdo t’i ofrohen mini-gara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.
Për të dytin vit radhazi ky panair, organizohet me përkrahjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë ku këtë vit Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Sportit.
Panairi çeli siparin mbrëmjen e sotme me fjalët përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Drejtori i Përgjithshëm, Blendi Gonxhja, si dhe nga Giuseppe Bonollo, një figurë shumë e rëndësishme në botën e marketingut dhe shitjes në industrinë automobilistike, Drejtor i Marketingut dhe Strategjisë së Produktit në kompaninë e Ferrarit dhe Masseratit.
Përgjatë panairit, krahas hapësirës së dedikuar për të gjithë të pasionuarit pas automjeteve klasike, atyre moderne, teknologjisë së automjeteve dhe jo vetëm, do të zhvillohen konferenca me mbi 40 folës e ekspertë të lëvizshmërisë, sigurisë rrugore e sipërmarrës, Climathon dhe aktivitete formuese e argëtuese për moshat e reja e publikun e gjerë, gara e shfaqje sportive.
Qëllimi i këtij panairi lidhet me promovimin e industrisë automotive drejt krijimit të një ekosistemi nxitës e të qëndrueshëm, përmes qasjes bashkëpunuese nga qeverisja, qendrore e vendore, në sinergji me tërë faktorët e aktorët e tregut, brenda dhe jashtë vendit, në arritjen e një realiteti konkurrues për ekonominë automotive si edhe njohjen dhe afrimin e investitorëve potencialë.
Automotive Fair Albania II do të organizohet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve dhe gjithashtu do të përfshijë një sërë eventesh motorsportive përgjatë këtyre ditëve edhe nësheshin “Nënë Tereza”, sheshin “Italia” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të tilla si: Festival of Speed, Dual Track Race me mjete elektrike, Tirana 24H, gara Supermoto, Drift & Burnout show, si dhe për herë të parë Tirana Grand Prix, në bashkëpunim me Old Cars Club ku do të vijnë nga Italia të garojnë në cirkutin e kryeqytetit, mjete të veçanta e të rralla duke sjellë emocione për publikun shqiptar, plot adrenalinë shoqëruar me muzikë nga grupe e DJ të njohur.
Top Channel