Stuhitë dhe shkarkimet atmosferike shkaktojnë zjarr në nënstacionin elektrik në Peqin
26/10/2023 08:59
Si pasojë e stuhisë dhe shkarkimeve atmosferike, në nënstacionin elektrik i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit, ka rënë zjarr.
Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat kanë nxjerrë jashtë funksionit këtë nënstacion. Si pasojë, në zonën që furnizohet me energji elektrike përmes këtij nënstacioni, ka ndërprerje të shërbimit.
Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë ende për zgjidhjen e kësaj situate. Sipas informacioneve, në total janë 5866 abonentë pa energji.
Fidra jashtë pune janë:
F 1 nst Përparim me 526 abonentë
F 2 nst Përparim me 2356 abonentë
F 3 nst Përparim me 1353 abonentë
F 4 nst Përparim me 1631 abonentë.
Top Channel