I shpallur në kërkim nga Zvicra për pastrim parash, arrestohet një 56-vjeçar në pikën kufitare të Morinës
26/10/2023 09:45
Një shtetas kosovar është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
56-vjeçari kosovar rezident në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.
Top Channel