Foto/ Familja nga Lezha sjell në jetë fëmijën e shtatë në Maternitetin “Koço Gliozheni”

26/10/2023 17:24

Një familje nga Lezha është gëzuar nga ardhja në jetë e fëmijës së shtatë.

Hana është vajza e gjashtë që i bashkohet familjes, së bashku me vëllanë. E ëma lindi vajzën në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa përfitoi bonusin e bebes prej 120 mijë lekësh.

Rreth 200 mijë familje kanë përfituar mbështetjen financiare nga qeveria shqiptare për çdo të porsalindur në pesë vitet e fundit.

Ky program do të vijojë të mbështesë familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Vendimi i prindërve Neta dhe Arbri për të sjellë në jetë fëmijën e shtatë është shembull frymëzues për shoqërinë tonë dhe familjet e reja në një kohë që treguesit edhe në nivel botëror dëshmojnë uljen e numrit të lindjeve. Programet dhe politikat sociale të qeverisë do të vazhdojnë të mbështetësin nënat me tre apo më shumë fëmijë”.

Ndërkohë, mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni” inkurajojnë familjet shqiptare për të përmirësuar lindshmërinë që është ulur në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA