Dhunimi i mësueses në Lezhë, reagon Sindikata e Arsimit: Veprime pothuajse të përditshme

26/10/2023 19:52

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Lezhë vetëm një ditë më parë, ku një nxënës 16 vjeçar, goditi me karrige mësuesen e matematikës, nxori në pah një problematik që ka nisur prej vitesh në arsim, humbja e vlerësimit për figurën e mësuesit.

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, e dënon aktin e dhunës ndaj një arsimtari.

Rrjedhojë e ngjarjes së djeshme në Lezhë është pikërisht mos vlerësimi i figurës së mësuesit. Nuk ka vlerësimin e duhur edhe nga vet institucionet që drejtojnë arsimin në Shqipëri dhe pastaj arrijmë në këto ngjarje të pahijshme dhe të dënueshme. Unë e kuptojë që mësuesja ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm por kjo nuk përbën as më të voglën arsye për të ushtruar dhunë ndaj mësuesit”-shprehet Nevrus Kaptelli, kreu i SPASH.

Keqtrajtimi i mësuesve në shkollave, fjalori i papërshtatshëm apo dhe aktet e dhunës, sipas sindikatës janë kthyer në një problematikë shqetësuese që po ndodhin çdo ditë brenda godinave arsimore.

“U bë shkak ai nxënësi që bëri një veprim te dënueshëm që ne ti kthehemi këtij problemi që për mua ekziston çdo ditë në shkolla. Dhuna ndaj mësuesit në forma të ndryshme është e përditshme në shkolla të ndryshme të vendit. Dhe veprime të tilla në arsim sipas informacioneve qe ne kemi, pothuajse janë të përditshme”.

Për të zgjidhur këtë problematikë që nisjen e ka në zhvlerësimin e figurës së mësuesit, arsimtarët kërkojnë edhe mbështetjen e prindërve që në shumë raste iu dalin në krah fëmijëve të tyre edhe pa të drejtë.

“Janë ndaluar shumë grupe që shesin lëndë narkotike në afërsi ose rreth e qark oborreve të shkollave që kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e nxënësve përdorin substanca narkotike. Duke qenë nën efektin e këtyre substancave ato pastaj mund të ushtrojnë dhunë ndaj mësuesit por mund të bëjnë veprime edhe më të rënda se sa kaq. Këtu duhet të angazhohet e gjithë shoqëria, që nga policia, që nga vet prindërit, që ka shumë raste që prindërit iu dalin në mbrojtje fëmijëve të tyre pa të drejtë edhe kur ata bëjnë veprime të kundra ligjshme ose veprime të pamoralshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA