Prej 2019 misioni i FRONTEX operon në Shqipëri në bashkëpunim me policinë kufitare për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.

Por pas një hetimi të kryer prej disa muajsh në Gjirokastër rezultoi se vetë kordinatori i operacionit me FRONTEX dhe shefat e emigracionit dhe hetimit, në vend që të parandalonin emigracionin e paligjshëm e favorizonin atë. Për këtë arsye ata dhe 6 punonjës policie u pezulluan nga puna.

Të 9 janë nën hetim nga prokuroria Gjitokastër për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Hetimet zbuluan se policët pasi i kapnin emigrantet nuk i kthenin në kufirin grek sipas procedurave por i transportinin me makine policie në Delvinë ku i priste makina e trafikantëve që i transportonte në Tiranë pasi destinacioni final i tyre janë vendët e Bashkimit Europian.

“Vetëm gjatë këtij viti 253 punonjës policie janë nën hetim  nga SPAK dhe prokuroritë e qarqeve për vepra të ndryshme penale. 23 oficerë janë arrestuar në flagrancë dhe ndaj 61 të tjerëve është dhënë masë sigurie. Po ashtu janq pezulluar nga detyra 34 oficerë, 4 janë perjashtuar dhe 19 të tjereve u është hequr certefikata e sigurisë.”

Referuar statistikave të agjencisë së mbikqytjes policore pothuajse çdo ditë një punonjës policie hetohet nga prokuroria për shkelje të ndryshme. Veprat më të shpeshta penale janë korrupsioni dhe shpërdorimi I detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA