Ajo që është më e rëndë në këtë çështje është fakti se ushtaraku Vladimir Qiriazi ishte kërcënuar me masa disiplinore nëse nuk firmoste.
Kjo, zbulohet në dosjen hetimore. Nga ish kryeministri Berisha, ishte bërë fakt urdhërimi i një kontrolli në Minsitrinë e Mbrojtjes. Qëllimi ishte zbatimi i procedurave për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes për asetet e klubit Partizani.
Në një shkresë informuese për presidentin e kohës Bamir Topi, ushtaraku Qiriazi raportonte se përfaqësues të Departamentit Antikorrupsion në Kryeministri, e drejtuar aso kohe nga Oerd Bylykbashi i kishin kërkuar mbylljen e procedurës brenda 5 ditësh.
Kryesisht, hezitimi i zyrtarëve lidhej së paku me 3 momente që janë zbardhur në investigimin e Top Channel në vitin 2021. Së pari, prona dyshohej se ishte shpronësuar që në vitin 1940. Së dyti, nuk ishte e qartë nëse ishte në plan-përhapjen e Forcave të Armatosura.
Këtu, Nuk duhet të harrojmë edhe faktin se terrenet sportive nuk mund të privatizohen nëse ndryshojnë destinacion përdorimi.
‘Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani për hapjen e Forcave të Armatosura me propozimin e Berishës, as dhe firmën e Bamir Topit, por nga president të tjerë para Topit’.
‘Nëse ato do ishin pronarë, që s’janë kurrë, unë e kam thënë përherë në intervista, nuk ka qenë e tyre, ishin të dëmshpërblyer, këtë ja kam thënë Malltezit, por ata futën Kulicin personalisht dhe Tonin Vocaj. Agroni mbronte interesat e familjes Berisha, Tonin Vocaj u tregua i ashpër, mu drejtua personalisht, do të shfryj se je fryrë shumë” u shpreh ish-presidenti i Partizanit, Paro Laçi.
Top Channel