Inside Story/ Ish-presidenti i ‘Partizanit’: Si e ‘varrosën’ klubin për grabitjen e truallit për pallate

25/10/2023 21:26

Në 2 Mars të vitit 2021, Top Channel zbardhi të plotë dosjen e privatizimit të aseteve të klubit Partizani. Sot, praktika e privatizimit e publikuar aso kohe, përbën rrjedhën e ndërtimit të dosjes penale.

“Inside Story” risjell të plotë investigimin që pasoi me vënien nën akuzë të ish-kryeministrit Berisha. Denoncimeve të legjendave të sportit që tregonin se si u degradua klubi aso kohe, i është bashkuar edhe ish-presidenti i Partizanit Paro Laçi. Ai ka folur për presione të ndryshme.

“Kjo ishte apostafat që Partizani të zbriste sa më poshtë, mos kishte mbështetje, t’i merrnin këto fusha, gjithë prisnin, e bëri Berisha me zinxhirin e tij. Na kanë nxjerrë me forcë, me shkelma, direkt Agron Kuici dhe Tonin Vocaj”, u shpreh Paro Laçi, ish-president i Partizanit.

Në dosjen e depozituar në Gjykatën e Posaçme, bie në sy se si e gjithë praktika e privatizimit të kompleksit Partizani, merr mbështetjen e ministrave që firmosin me radhë. Ajo që theksohet në argumentat e prokurorit është fakti se lëvizjet për privatizimin e truallit, kishin ngecur. Ato u aktivizuan vetëm pasi erdhi në pushtet Berisha.

“Me ardhjen në pushtet të kryemisnitrit, shtetasit Sali Berisha, konstatohet se familjet e njohura pronare në territoret e mësipërme fillojnë të paraqesin kërkesa për privatizim të këtyre terreneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA