Finalizimi i planit për ndërtimin e kullave vijoi me krijimin e shoqërisë “Homeplan” ku Jamarbër Malltezi figuronte 35 % aksioner.
Në fakt, në dëshminë e ndërtuesit Fatmir Bektashi, zbulohet e gjithë skema që tregon se Malltezi nuk kishte investuar në ndërtimin e 17 pallateve.
“Kjo gjë mbështet në vetë deklarimin e shtetasit Fatmir Bektashi i cili këmbëngul që shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë investuar, duke nënkuptuar investime për ndërtime që është edhe logjika e krijimit të shoqërisë Homeplan”.
‘Por unë kam denoncuar e më ka bërë kundër denoncim Xhim Begeja ku do fshihet që më ka thënë duke rrahur gjoksin, jam daja i Abi Malltezit, Malltezi rri në shtëpinë time, Berisha është pas pronave familja Berisha’ u shpreh ish-presidenti i Partizanit, Paro Laci.
SPAK arrin në konkluzionin se në të gjithë këtë sipërmarrje, Jamarbër Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro pa investuar asgjë. Ai e ka përfituar shumën e parave si divident, nga ortakëria në kompaninë “Homeplan”. Investimi i vetëm i tij sipas prokurorisë është ndikimi për të siguruar truallin. Malltezit, i janë sekuestruar shumat e parave, 16 prona dhe 3 kompani. Mes pronave të sekuestruara, përfshihen Vila në Gjirin e Lalzit ku shpesh kalon fundjavat ish kryeministri Sali Berisha, si dhe apartamenti ku ai banon, në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Referuar dosjes hetimore, në zbuluam më sipër të tjerë ish ministra e zyrtarë që kanë favorizuar procedurën e privatizimit të aseteve në fjalë. Mbetet të shihet nëse do të ketë të tjerë të akuzuar. Së fundi, ish presidenti i Partizanit Paro Laçi, ka dëshmuar në SPAK ku ka kallëzuar disa emra konkretë.
‘Berisha më ka bërë presion personazlisht, djali Berishës personalisht. Tonin Vocaj, e në krye Agron Kulici që më është deklaruar që mbroj interesat e familjes Berisha, kur nuk kam firmosur për para dhe Fatmir Bektashi më propozoi hyrje, skam pranuar kontratën, familja e Berishës përmes Xhim Begejës dhe Malltezit më ofruan 500 mijë euro, të nesërmen dolën gazetat: Duan të më blejnë 500 mijë euro’ u shpreh ish-presidenti i Partizanit, Paro Laci.
Por, si arritëm deri në vendimin për të marrë Berishën të pandehur… Ne do të risjellim edhe njëherë të plotë investigimin e Top Channel që ndjek gjithë procedurën, bazuar në dokumente autentike arkivore. Një investigim që parapriu procedimin e SPAK.
Top Channel