Inside Story/ Dosja e SPAK: Drejtoresha e AKKP qëndroi në detyrë vetëm sa mbylli dosjet e klubit “Partizani”

25/10/2023 21:43
Në foto: Jamarbër Malltezi

Ndikimi tek funksionarët shtetërorë konstatohet edhe në dëshminë e një zyrtareje të Agjencisë së Kthimit të Pronave me inicialet T.L. E pyetur nëse kishin urdhër të finalizonin dosjet për Jamarbër Malltezin dhe familjet që përfaqësonte, ajo bëri një pohim domethënës.

“Na është thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë shtetasja Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do të shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhrin e saj”.

Ajo që bën përshtypje është fakti se SPAK, konstaton që shkresat e praktikave për familjet pretenduese janë hartuar e nënshkruar nga e njëjta dorë, edhe pse aty ishin plot 64 pjesëtarë. Brenda 5 ditësh, mes datave 21 deri në 26 Mars 2007, AKKP kishte marrë 5 vendime për të nxituar procedurën.

SPAK ka zbuluar se në Kryeministri, është zhdukur dokumenti origjinal i një ankese nga disa prej familjeve. Fillimisht ato kishin shprehur pakënaqësi, por në fund rezultonin mes përfituesve nga privatizimi dhe ndërtimi i pallateve. SPAK ka marrë në pyetje Gjergj Lezhjan, ish-sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe Oerd Bylykbashin, ish drejtor i Departamentit Antikorrupsion. Çuditërisht, ankesa që vinte në të kundërt me interesat që përfaqësonte Jamarbër Malltezi, nuk ishte protokolluar. Kopja e vetme që u gjet, ishte jo origjinale. Në tërësi ngrihen dyshime se janë përdorur dokumente jo-origjinale për procesin e privatizimit.

“Shtetasi Oerd Bylykbashi në lidhje me faktin se përse shkresa e datës 30.03.2009 e nënshkruar nga shtetasit Ardian Llagami, Artan Alimehmeti, Kreshnik Kacurri dhe Igli Vaqarri nuk rezulton e protokolluar deklaron se shkresën në fjalë nuk e kujton”.

Në dosjen e SPAK, zbulohet se nga arkiva e Presidencës është zhdukur një shkresë e praktikës që mban datën 26 Maj 2009 me numër protokolli 974. Po ashtu, ky institucion nuk dispononte një procesverbal për një mbledhje të posaçme mbajtur për çështjen e klubit Partizani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA