Inside Story/ Diskutimi i Berishës në mbledhje qeverie dhe aktet që favorizuan privatizimin e terreneve sportive

25/10/2023 21:57

Ndryshimi i destinacionit të truallit është firmosur sipas prokurorisë pikërisht nga kreu i atëhershëm i Këshillit të Rregullimit të Territorit Sali Berisha.

Janë një sërë aktesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave që po ashtu ishin në harmoni të plotë me planin për tjetërsimin e truallit të kompleksit Partizani sipas SPAK.

“Roli i shtetasit Jamarbër Malltezi në drejtim të kthimit të pronave ishte pikërisht ndihma që ai do të jepte në ndryshimet e ndodhura ligjore nga vjehrri i tij, ish-kryeministri shtetasi Sali Berisha”.

Mes ndryshimeve ligjore, në dosje nënvizohet edhe një VKM që mban datën 17.12.2008 dhe numër 1638. Përmes këtij akti, ish pronarët do të mund ta privatizonin përmes të drejtës së parablerjes duke përdorur 80 % të vlerës bono thesari. Një moment i zbuluar edhe në investigimin e vitit 2021 nga Top Channel që i favorizonte privatët. Në dosjen hetimore pasqyrohet edhe diskutimi për këtë ndryshim nga ish-kryeministri Berisha që inkurajon ministrin Genc Ruli.

“Bravo, jepe këtë njoftim se edhe kjo përbën risi. Unë do të mbroj pronarët, do të bëj avokatin e tyre. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm që u miratua, që 80 % ta paguajnë me letra me vlerë”.

Mes zyrtarëve që zbulohen në dosjen hetimore është edhe ish shefi i shtabit të forcave të armatosura Xhemal Gjunkshi, i cili aktualisht është deputet.

“Konkludohet se shtetasi Xhemal Gjunkshi, menjëherë me marrjen e detyrës veprimi i parë që kryen është pocedura në lidhje me marrjen në dorëzim të pronës dhe dorëzimin e saj tek pala përfituese e privatizimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA