Gjyqi për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha vijon edhe sot.

Kjo çështje ka dy qëndrime të ndryshme, nga njëra anë avokatë mbrojtës të Berishës dhe nga ana tjetër Gjykata e Posaçme.

Teksa qëndron në fuqi deklarata publike e avokatit Genc Gjokutaj, i cili tha gjatë vijimit të seancës së kaluar se kërkuan dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri në këtë proces, Gjykata e Posaçme  konfirmoi zyrtarisht për Top Channel se deri në këto momente nuk ka mbërritur në sekretari asnjë kërkesë për dorëheqjen e gjyqtares që vendosi masën e sigurimit personal, ku veç Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit është dhënë masa në mungesë “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të ndalë jashtë vendit edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjykata konfirmon se seanca siç është njoftuar edhe ditën e djeshme, do të mbahet në orën 14:30, ndërkohë që bëhet me dije se në rast të mos paraqitjes të dy avokatëve mbrojtës apo në rast të mos paraqitjes së Berishës, gjykata po vlerëson sërish mundësinë për të mbajtur një proces gjyqësor me dyer të mbyllura me një avokat falas, në rast se do të jetë në fuqi ky skenar, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Ndërkohë nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme tha se në ambientet e banimit të Berishës është dërguar një grup i forcave të policisë për të kryer njoftimin, i cili nuk është realizuar ende.

Aktualisht qëndron në fuqi legjitimimi i avokatëve mbrojtës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët një ditë më parë dorëzuan prokura të përgjithshme në të cilat deklaruan se Berisha ishte në dijeni të mbajtjes së procesit. Do të shohim se çdo të ndodhë, ndërsa prej të shtunës procesi ka ecur shumë ngadalë. Nuk dihet ende nëse avokatët do të luajnë me një kartë tjetër, ndërsa gjykata është në limitet e afatit 5 ditor, ku GJKKO vijon të mbajë në fuqi vendimin për marrjen në pyetje të Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA