Prokuroria e Posaçme ka prekur tashmë nivelet më të larta me ngritjen e akuzës për korrupsion ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha lidhur me privatizimin e terreneve sportive të klubit Partizani.
Një çështje e investiguar ndër vite nga Top Channel që tashmë merr të pandehur njeriun më me influencë të politikës shqiptare në 3 dekadat e fundit dhe vë prapa hekurave dhëndrin e tij.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë dosjen e SPAK që zbulon zyrtarë të tjerë që u vunë në radhë në përmbushje të procedurave për praktikën në fjalë.
Rikthimi i investigimit të Top Channel me dokumente të rralla arkivore që sot ka marrë trajtën e një dosje penale të mirëfilltë. Një dosje që ndryshon rrjedhën e historisë politike në Shqipëri.
Top Channel