Akuzohen për abuzimin e 26-vjeçares në Vlorë, gjykata vendos masën “arrest në burg” për dy të rinjtë

25/10/2023 11:10

Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.

Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj.

Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak se ky rast ka ngjallur reagime në opinionin publik.

Kujtojmë se Prokuroria për të katër shtetasit kërkoi masën “arrest me burg”. Ndërkohë në gjykatë ishin qenë dhe përfaqësues të qendrës “Vatra”, të cilat mbanin bluza me mbishkrime “ndal dhunës ndaj grave”.

Dyshohet se Albi Ceno, Oltjon Tahiri dhe Gentjano Mehmeti kanë nxitur 26-vjeçaren të përdorte lëndë narkotike dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ndërsa V. K., 36 vjeç dyshohet se ka bashkëpunuar me tre të tjerët për të nxitur të renë që të konsumonte lëndë narkotike.

Në vijim të kësaj ngjarjeje të rëndë, një 57-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka kërcënuar gazetaren nga Vlora e cila bëri publik lajmin për këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA