Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias këtë të martë.

Në një postim në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vdekur polici Afrimk Bunjaku.

Pjesë e diskutimit gjithashtu ishte edhe bashkëpunimi me KFOR-in për patrullimin në veri.

“I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit me Serbi”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA