Kërcënoi gazetaren në Vlorë për shkak të një lajmi, nën hetim 57-vjeçari

24/10/2023 23:08
Foto Ilustruese

Një 57-vjeçar është nën hetim nga policia, pasi ka kërcënuar me fjalë gazetaren nga Vlora, për shkak të një lajmi.

Gazetarja, 34 vjeç, me iniciale A. H.,publikoi lajmin lidhur me rastin e 26-vjeçares nga Vlora, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa persona, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë pasi:

Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetëri, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 26-vjeçaren, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, policia sqarojmë se:

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast.

Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike.”

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA