“U shpërfillën shqetësimet tona për korrupsionin dhe monopolet”, mesazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë: të refuzohet dhunë, të krijohen kushte për dialog Vila në Gjirin e Lalzit ku qëndron ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.
Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
Top Channel