Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një vizitë urgjente në Jeruzalem, e planifikuar prej javës së kaluar, por që nuk u krye për arsye sigurie, i ka shprehur homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahut solidaritetin e qeverisë dhe popullit grek duke theksuar se Athina do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin me shpresën që çfarëdo që të ndodhë të jetë pa kosto të mëdha humanitare.
“Vij këtu jo vetëm si një aleat, por si një mik i vërtetë. Ajo që ndodhi ishte vërtet e tmerrshme dhe ne që në momentin e arë përkrahëm dhe mbështetëm të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Dhe bëmë një dallim shumë të qartë midis Hamasit dhe popullit palestinez”.- u shpreh Mitsotakis.
‘Është një betejë mes civilizimit dhe barbarizmit dhe ne jemi në anën e civilizimit e duhet të bashkohemi të gjithë e të luftojmë kundër Hamasit që është Shteti Islamik- ka thënë Netaniahu.
“Unë gjithmonë them se gjëja më e mirë përveç se të jesh përkrah Izraelit, është të jesh në Izrael. Në Izrael si ç’po bëni edhe ju. E vlerësoj solidaritetin tuaj, të qeverisë suaj, të popullit të Greqisë, në këto orë të zymta.“- është shprehur Netaniahu.
Të shtunën e kaluar nga Samiti i Paqes në Kajro, kryeministri grek në fjalimin e tij ka theksuar se “Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje, por në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ndërsa e ka quajtur Hamasin një organizatë terroriste, të cilën populli palestinez nuk e meriton.
Gjithashtu është shprehur se “asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike në këtë konflikt”.
Top Channel