17/11 22:37
Një nga vrapuesit e veçantë në Maratonën e këtij viti të mbajtur në Tiranë është Sotir Qiriaqi, një maratonomak i njohur shqiptar.
Në bluzën e tij ka portretin e bashkëshortes së tij të dashur, Lori, e cila u nda nga jeta për shkak të Covid-19. Një dashuri e përbashkët që ka zgjatur 40 vite, dhe që ai ka vendosur ta përkujtojë në çdo maratonë.
Në këtë maratonë të sotme në Tiranë, janë përfshirë mbi 4 mijë vrapues amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota.
Maratona e Tiranës tani është një pjesë e hartës botërore të maratonave dhe shënon një ngjarjeje të madhe sportive dhe emocionuese.
Top Channel