I dënuar në Itali me 20 vite burg si anëtar i një bande krimi, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër
21/10/2023 09:48
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga Policia e Shkodrës.
F.M., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ nën akuzën se ishte pjesëtar i një bande kriminale ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.
Arrestimi i tij në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër,u bë falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës,
Interpol Tirana do të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e tij.
Top Channel