Tetori Rozë/ Marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit në Lezhë

20/10/2023 13:10

Në kuadër të Tetorit Rozë, muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, është zhvilluar një marshim sensibilizues me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të institucioneve në Lezhë.

Marshimi nisi nga sheshi kryesor “Gjergj Kastrioti” për t’u përmbyllur në kalanë historike të këtij qyteti. Ky marshim synon rritjen e sensibilizimit në emër të jetës.

Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Zoje Zefaj tha se aktiviteti fizik mbetet një ndër pikat kyçe të mbrojtjes kundër kancerit të gjirit.

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe gjatë këtij muaji, edhe qyteti i Lezhës ka zhvilluar aktivitete të ndryshme me mesazhe sensibilizuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA