Ndihmat humanitare ende nuk mund të kalojnë kufirin, Egjipti fajëson Izraelin

20/10/2023 21:41

Autoritetet njoftuan se e premtja do të hapte kufirin në Egjipt duke lejuar kalimin e ndihmave humanitare, por ende nuk ka kalime të kamionëve që po presin në radhë.

Egjipti deklaroi se kalimi kufitar Rafah me Gazën ishte i hapur nga ana e tyre, teksa hodhi akuza kundrejt Izraelit se ka refuzuar hyrjen e ndihmave.

Dy pengje janë liruar nga militantët e Hamasit, ndërsa ende të paktën 198 persona të tjerë ndodhen në duart e tyre. Lënia e lirë e tyre u konfirmua nga ushtria izraelite.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se forcat izraelite kanë lëshuar një urdhër evakuimi në spitalin Al-Quds në Gaza, për shkak të rrezikut. Spitali aktualisht është shtëpia e mbi 400 pacientëve dhe 12,000 civilëve të zhvendosur.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA