Protesta të shumta në mbështetje të popullit palestinez janë mbajtur këto ditë në Gjermani e pjesë të tjera të Europës, ku në disa raste, tubimet e nisura paqësisht kanë marrë kthesë të dhunshme.

Në Berlin pavarësisht ndalimit të demonstratës ishin mbledhur qindra demonstrues pro-palestinezë, policë dhe zjarrfikës u sulmuan dhe u plagosën. Edhe në qytete të tjera europiane ka pasur manifestime proteste kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi që klasifikohet si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Ministrat e Brendshëm të BE-së ndjekin me shqetësim pasojat e krizës në Lindjen e Mesme ndaj gjendjes së sigurisë në vendet e tyre.

Gjermania dhe Austria kanë përforcuar masat mbrojtëse ndaj institucioneve hebraike.  Jo vetëm rreziku për sulme antisemitiste rritet, por edhe rreziku për terror në përgjithësi. Në Bruksel një azilkërkues i refuzuar nga Tunizia për motive islamiste vrau dy tifozë suedezë futbolli dhe plagosi një tjetër. Grupi terrorist “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për këtë sulm. Edhe në Francë javën e kaluar pati një viktimë si pasojë e një atentati me thikë të kryer nga një çeçen për motive islamiste.

Ministrja belge e Punëve të Brendshme, Annelies Verlinde u deklaroi homologëve të saj, se autori i sulmit vinte nga Brukseli, ndodhej që prej dymbëdhjetë vjetësh në BE, ka qenë i ndjekur penalisht, ka qenë i dënuar me burg në Suedi dhe kishte aplikuar katër herë në vende të ndryshme për azil. Të gjitha aplikimet e tij ishin refuzuar, megjithatë nuk ishte larguar dhe qëndronte në ilegalitet.

Ky rast, sipas shumë ministrave të Brendshëm të BE-së tregon, se sistemi aktual i dëbimeve nuk funksionon. PAta kërkojnë të forcohet mbrojtja e bllokut e të forcohen kufijtë e tij, si edhe shkëmbimi i të dhënave ndërmjet vendeve anëtare në BE. Aktualisht komunikimi mes policisë dhe autoriteteve të azilit në disa vende të BE-së si në Belgjikë lë mjaft për të dëshiruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA