Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant u tha trupave të mbledhura jo shumë larg Rripit të Gazës të enjten se ata “së shpejti do ta shohin enklavën nga brenda”.
“Ju e shihni Gazën tani nga një distancë, së shpejti do ta shihni nga brenda. Komanda do të vijë”– tha ministri izraelit, sipas një njoftimi të zyrës së tij të shtypit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një vizitë të veçantë në një zonë në kufi me Rripin e Gazës të enjten, u tha trupave të vendosura atje se: “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush dhe ne do t’i japim goditjen e fortë armiqve tanë në mënyrë që të arrijmë fitoren. Për fitore! Gati?”
Gjithashtu të enjten, oficeri komandues i Komandës Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneralmajor Yaron Finkelman, u tha trupave në një pjesë tjetër të kufirit: “Kjo manovrim do ta zhvendosë luftën në anën e armikut dhe ne do të fitojmë në terrenin e tyre. Kjo manovrim do të jetë e gjatë, e vështirë, e gjatë, intensive, por ne kemi komandantët dhe luftëtarët më të mirë që IDF ka për të ofruar.”
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara tha se Izraeli “nuk ka interes” për të pushtuar Gazën, por do të bëjë “çfarëdo që të nevojitet” për të eliminuar Hamasin.
Top Channel