
Mijëra ton ndihma të destinuara për në Gaza kanë mbetur të bllokuara në anën egjiptiane të kufirit, ndërsa mediat vendase raportuan se qeveria e Egjiptit do të hapë sot kufirin për të lejuar kalimin e sigurt të elementëve jetikë.
Pavarësisht se është arritur marrëveshja Egjipt-Izrael, kamionët e mbushur me produkte të ndryshme kanë ngecur në kufirin Rafah.
Hyrja e ndihmave për personat e prekur nga lufta është shumë emergjente, pasi ushtria izraelite ka bllokuar ujin, ushqimet dhe energjinë elektrike, pas sulmit të befasishëm të 7 tetorit nga militantët e Hamasit.
Në një llogari të bërë paraprakisht, organizata humanitare e OKB-së, njoftoi se duhen të paktën 100 kamionë me ndihma në ditë për të plotësuar nevojat e palestinezëve që ndodhen në Rripin e Gazës.
Zyrtarët izraelitë kanë vendosur një kufizim për produktet që lejohen, pasi të vetmet që do të kapërcejnë kufirin janë ujë, ushqim dhe ilaçe, por jo karburant.
Top Channel