Izraeli, Gallant merr përgjegjësinë për dështimin e Mbrojtjes më 7 tetor

19/10/2023 18:53

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka marrë përsipër përgjegjësinë për atë që shkoi keq në sistemin e mbrojtjes së shtetit hebre më 7 tetorin e kaluar, kur Hamasi nisi ofensivën e tij, duke kryer gjithashtu inkursione përtej kufirit.

Lajmi është bërë me dije nga “Times of Israel”.

Unë jam përgjegjës për krijimin e mbrojtjes”– tha Gallant, duke shtuar se:“Unë kam qenë përgjegjës për të gjatë dy javëve të fundit, edhe në situata të vështira, dhe jam përgjegjës për ta çuar atë drejt fitores në betejë.”

Gallant siguroi se forcat izraelite do të jenë të sakta, “vdekjeprurëse” në kundërsulmet e tyre dhe do të vazhdojnë “derisa të përfundojmë misionin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA