Dy persona në Fier janë nën hetim pasi gjuanin shpendë, pa leje ligjore.

R. Ll., 37 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, të dy banues në Fier, janë në procedim penal në gjendje të lirë.

Të dyve iu sekuestruan 2 armët e gjahut dhe fishekët luftarak që përdornin për gjueti.

“Gjatë patrullimeve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e IKMT-së, Drejtoria Rajonale Fier, kanë konstatuar në pyllin e fshatit Seman, 2 shtetas që gjuanin shpendë, në mënyrë të kundërligjshme, në cenim të kritereve të përcaktuara në ligjin nr.61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë, në RSH”‘, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA