Alarm për bombë në aeroportin Basel-Mulhouse në Zvicër

19/10/2023 17:21

Një alarm për bombë ka detyruar aeroportin Basel-Mulhouse, në Zvicër që të evakuohet këtë të enjte.

Sipas mediave të huaja, kërcënimi ka qenë i ngjashëm me ato në aeroportet e tjera franceze që është dashur të evakuohen ditët e fundit.

Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar për Blick se aeroporti duhej të evakuohej për “arsye sigurie”.

Autoritetet kanë njoftuar se pasdite “masa të shumta kontrolli dhe verifikimi” ishin marrë për të siguruar jetën e të gjithë personave që punonin dhe qytetarëve që ndodheshin në ato momente.

Udhëtarët u transportuan me autobusë në pikat e grumbullimit jashtë tij.

Ndërkohë siç tregojnë të dhënat nga faqja e internetit e aeroportit, disa fluturime janë anuluar, duke përfshirë nga Mynihu, Frankfurt, Cyrih dhe Amsterdam.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA