Drejtuesi i partisë shqiptare në Mal të Zi, “Forumi Shqiptar”, ka reaguar në lidhje me përbërjen e qeverise së re dhe kushtet që shqiptarët kanë për t’u bërë pjesë e saj.
Katër parimet janë që Mali i Zi është anëtar i NATO-s, që ka njohur pavarësinë e Kosovës, që dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës, si dhe mbështetja e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Gjeloshaj ka njoftuar se Forumi Shqiptar do dalë sonte me vendimin përfundimtar.
“Në bazë të marrëveshjes së propozuar, 4 çështje kyçe të politikës së jashtme për Forumin Shqiptar, të cilat nuk mund dhe nuk do të vihen në dyshim, do të konfirmohen nga të gjithë përbërësit e qeverisë së re me nënshkrimin e marrëveshjes, konkretisht janë:
1.Shteti i Malit të Zi është anëtar i NATO-s
2.Shteti i Malit të Zi ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
3.Shteti i Malit të Zi dënoi agresionin rus dhe mbron të drejtat e Ukrainës;
4.Shteti i Malit të Zi vendosi dhe mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë;
Dhe garancioni se nuk mund dhe se nuk do të vihet në dyshim është përbërja e Qeverisë së 44-të së Malit të Zi, e cila sipas Kushtetutës zhvillon politikën e brendshme dhe të jashtme! Në propozimin e marrëveshjes, theksohet se koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi do ta mbështesë Qeverinë pa pjesëmarrje direkte… Sonte qëndrimi final i Forumit shqiptar!”-shkruan Gjeloshaj.
Top Channel