Protesta masive në Bregun Perëndimor, palestinezët dalin në rrugë pas sulmeve në Gaza

18/10/2023 22:30

Palestinezët dolën në rrugët e Bregut Perëndimor për të protestuar kundër luftës së Izraelit ndaj Rripit të Gazës, për të dytën ditë.

Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez, në shenjë revolte pas shpërthimit të rëndë në në një spital në Rripin e Gazës, me pasojë vdekjen e qindra personave.

Në marshimet në Nablus dhe Ramallah, protestuesit brohoritën kritika ndaj Izraelit, SHBA-së dhe lëvizjes Fatah të Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, të cilin ata e akuzojnë për bashkëpunim me Izraelin.

Forcat e sigurisë në Ramallah hodhën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse drejt turmës si kundërpërgjigje. PA, e cila qeveris pjesë të Bregut Perëndimor që nuk janë nën kontrollin e plotë të Izraelit, ka selinë e saj në qytet.

Ka rreth 3 milionë palestinezë dhe 600,000 kolonë izraelitë që jetojnë në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA