Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim nga Spanja është arrestuar në Vlorë.
Me iniciale L. Ll., ai u u lokalizua në fshatin Bishan, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, aty ku kërkohet pasi Gjykata e Bacelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për llogari të Spanjës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cooperation””, thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e 47-vjeçarit.
Top Channel