I zhgënjyer nga pushteti lokal, një person tenton të vetëdigjet para bashkisë së Fushë Arrëzit

18/10/2023 11:21

Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë këtë paradite në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi, i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë.

Gazetari Klodian Zhivani raporton se ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, për të cilat ai pretendon se nuk ka gjetur zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin ekstrem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA