Ishte viti akademik 2008-2009 kur në UET filloi programin e parë Master duke nisur një proces në pararojë për sa i përket edukimit dhe po kështu formimit të akademikëve apo profesionistëve të së ardhmes.
Presidenti i UET, Selami Xhepa duke vlerësuar faktin se një diplomë Master është një vlerë e shtuar për në tregun e punës, shtoi se Karta e Bolonjës e revolucionarizoi sistemin arsimor duke sjellë risi të jashtëzakonshme
Për ish-ministrin e Arsimit të asaj kohe, Genc Pollo, ishin pjekur të gjitha kushtet ligjore edhe të brendshme edhe të jashtme për të adoptuar sistemin e Bolonjës.
Rektori i UET Tonin Gjuraj kujton se në dy vitet e para të studimeve Master, interesi ishte i jashtëzakonshëm, në UET pati rreth 800 studentë që ndiqnin studimet për një nga shtatë programet e ofruara asokohe.
Gjatë këtyre viteve në UET janë regjistruar mbi 11 mijë studentë Master dhe janë diplomuar vetëm 7351, pra jo më shumë se 60 përqind, tregues i cilësisë së UET!
Në 15 vite të programeve master në UET janë zbatuar praktika novatore në programe, praktika profesionale dhe marrëdhënie me tregun e punës.
Top Channel