Konfirmohet vdekja e 13-vjeçares në Izrael, gjashtë britanikë të vrarë nga sulmet e Hamasit

17/10/2023 11:06
Yahel, Noiya dhe mamaja e tyre, Lianne

Një 13-vjeçare britanike, që një ditë më parë u raportua e humbur së bashku me motrën e saj, raportohet se ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të Hamasit.

Për BBC-në, familjarët e adoleshentes konfirmuan vrasjen e saj. Si pasojë e sulmeve, e vdekur ka mbetur edhe e ëma e Yahel, Lianne. Ajo u vra në sulmin e 7 tetorit.

Ndërsa motra 6-vjeçare dhe i ati rezultojnë ende të humbur.

Një ditë më parë, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se gjashtë shtetas britanikë janë vrarë gjatë sulmeve të Hamasit dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Para deputetëve në parlament, Sunak bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të 199 personave të marrë peng.

Ndërsa familjet e disa prej të zhdukurve po ndiqnin seancën në Parlament, Sunak tha se “natyra e tmerrshme e këtyre sulmeve e bën të vështirë identifikimin e viktimave”.

Ai tregoi se tetë fluturime nga Izraeli kanë sjellë deri më tani kanë sjellë 500 shtetas britanikë dhe të tjerë pritet që të largohen nga vendi që po sulmohet vazhdimisht nga forcat e Hamasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA