Dietologu Altin Joka, i ftuar në programin ‘’Në Shtëpinë Tonë’’ flet mbi vlerat ushqyese të uthullës së mollës dhe mënyrat ideale për ta përdorur këtë produkt.

Dietologu tregon se deri më sot uthulla e mollës ka qenë një produkt i cili është përdorur me së shumti për efekte të rënies në peshë, por në fakt ky produkt, sipas Altin Jokës, është një produkt çudibërës.

Mënyra e përdorimit pohon dietologu bën diferencën në rezultatet që marrim. Uthulla e mollës jo vetëm shërben si produkt estetik, por ka një ndikim pozitiv kurues edhe në sëmundje të ndryshme.

Joka përmend disa receta dhe mënyrat më efikase për ta përdorur uthullën e mollës. E pasur në vitamina dhe në minerale, uthulla e mollës shërben shumë mirë për diabetin.

Sipas tij, uthulla e mollës është një detoksifikant i jashtëzakonshëm, ndihmon me kolesterolin dhe edhe me varicet, por gjithashtu dietologu thekson se nëse përdorimi është i duhur, uthulla e mollës është i vetmi produkt që ul rrahjet e zemrës më shumë se produktet farmaceutike.

“Përdorimi i uthullës së mollës është për arsye të brendshme dhe për arsye të jashtme. Për arsye të brendshme, përdoret si gargare për dhimbjen e fytit dhe te bajameve, shërben shumë mirë për diabetin apo për uljen e insulinës në gjak. Sipas studimit të fundit që është parë, në qoftë se konsumohet pas një vakti 1 ose 2 lugë uthull molle, 34% ulet ndjeshëm niveli i sheqerit në gjak, gjithashtu ulet niveli i alergjisë sezonale. Uthulla e mollës është shumë e mirë për sinuset dhe gjithashtu është një probiotik për riformulimin e zorrëve apo baktereve të mira. Uthulla e mollës është shumë detoksifikuese, jo vetëm për trupin por edhe për mëlçinë, ruan nivelin e pH në trupin tonë gjithashtu bën edhe uljen e të rrahurave të zemrës dhe sot për sot është i vetmi produkt që ekziston që mund të ulë rrahjet e zemrës me shpejt se çdo produkt farmaceutik’’, tregon Altin Joka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA