Java e re fillon me një gamë të gjerë tranzitesh planetare që do të ishte befasuese të mos kishim një javë të vështirë por edhe të mrekullueshme, në të njëjtën kohë.
Këto ditë ne shikojmë se si dashuria do të luajë me zemrat tona dhe se si shqetësimi mund të na pushtojë mendjen nëse nuk jemi të kujdesshëm.
Më poshtë janë shenjat e horoskopit që do të kenë javën më të vështirë.
Gaforrja
Nëse keni pasur ndonjë ide për përmirësimin e financave tuaja, harroni ato. Mendoni dy apo tre herë për premtimet që të tjerët ju bëjnë, pasi ndoshta nuk mund t’i mbajnë ato. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj fizik dhe mendor dhe përpiquni të kontrolloni frikën tuaj. Pohoni me qetësi arritjet tuaja në të gjitha fushat dhe kufizoni sa më shumë ankthin dhe stresin tuaj. Pavarësisht vështirësive të shumta, nëse ruani gjakftohtësinë, do të arrini të ruani deri në një masë marrëdhëniet tuaja.
Luani
Një tronditje e madhe mund të jetë kjo javë për ju. Ndoshta është koha të pranoni diçka nga e cila keni pasur frikë për kaq shumë kohë. Kjo ka të bëjë më shumë me ju personalisht, pasi do të kuptoni që sa më shumë ta shtyni partnerin, aq më shumë ai tërhiqet. Kuptojeni që kjo gjë po ndodh për fajin tuaj.Ju nuk doni të pranoni se jeni përgjegjës për zemrën tuaj të thyer, por e vërteta nuk ndryshon. Ndoshta është koha për të marrë përgjegjësitë tuaja.
Peshorja
Gjatë kësaj jave do të zbuloni se është e pamundur të largoheshe nga gjithçka që mendonit se mund të iknin kollaj. Për shembull, nëse keni tradhtuar një partner ose keni gënjyer dikë për qëllimet tuaja, kjo është java që personi ose njerëzit do ta zbulojnë dhe do të kthehen kundër jush për veprimet tuaja. Megjithatë, ju ende mund të mësoni nga pasojat e veprimeve tuaja dhe të filloni marrëdhënie të reja, më të ndershme.
Top Channel