Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave INSTAT në vitin 2021 rreth 31 mijë të moshuar ishin të vetëm në banesat e tyre.

Rreth dy të tretat janë gra ose rreth 22 mijë, pasi kanë jetëgjatësi më të lartë se burrat. Të dhëna më të detajuara tregojnë se, 16 mijë të moshuar që jetojnë vetëm i përkasin grup-moshës 65-74 vjeç, ndërsa rreth 15 mijë janë të mbi 74 -vjeç. Gjithashtu edhe rreth 10 mijë persona në moshën 55-64 vjeç jetojnë vetëm.

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe në vitin 2020 rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kishin nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.

Shkaqet pse jetojnë vetëm të moshuarit janë emigrimi. Na kanë ikur fëmijët jashtë. Edhe ekonomia është shkaktare. Fëmijët ndahen dhe krijojnë familjet e tyre dhe luftojnë shumë të përballojnë jetesën e shtrenjtuar”.

“Fëmijët i kam këtu, por jetojnë të ndarë. Është më mirë kështu. Kur kanë nevojë për fëmijët, i ndihmojmë. Edhe kur të kemi nevojë do të na gjenden besoj. Unë të dy djemtë i kam jashtë. 31 mijë janë pak, ka më shumë njerëz që jetojnë vetëm”, thonë qytetarët.

“Është e vërtetë që këtu ka politika, ka strategji, ka edhe institucione. Por ato janë të prapambetura me intensitetin dhe me presionin që po u bëjnë nevojat e të moshuarve në shoqëri, që kanë nevoja të shtuara për shërbime sociale, financiare, mjekësore, spitalore dhe për shërbim mobile. Ka të moshuar që e kanë shtëpinë, e kanë edhe pensionin, por kërkojnë t’u gatuhet, t’u lahet, të shoqërizohen. Të moshuarit që kanë nivel kulturor tashmë duhet të grupohen në qendra komunitare dhe të bashkohen në qendra profesionale. Nuk është mosha ajo që të plak, por mungesa e aktivitetit”, tha sociologu Gëzim Tushe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA