Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Poloni dhe qytetarët vendas kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre, ndërkohë do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme të këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë deri në deri në orën 21:00. Populistët, që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë.
Në sondazhet e bëra paraprakisht partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi do të fitojë rreth 34% të votave kundrejt 27% për Koalicionin Qytetar, pasuar më pas nga partia Rruga e Tretë me 11% .
Kjo tregon se polakët janë të të dyjëzuar dhe me mendime të ndryshme për zgjedhjet parlamentare, por pas mbylljes së kutive priten rezultatet përfundimtare. Ata kërkojnë që në zgjedhjet më të rëndësishme të votohet, pavarësisht se për kë.
“Dua një Poloni më të mirë se kjo që kemi tani. Unë dua që fëmijët e mi të jetojnë në një vend të lirë, demokratik dhe të qeshur. Nuk dua që njerëzit t’i vërsulen njëri-tjetrit, sepse mendimet e tyre politike ndryshojnë. Unë mendoj se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe të gjithë duhet të shkojnë e të votojnë”, tha Beata Myszkiewicz.
Të dy partitë kryesore të Polonisë kanë zhvilluar një fushatë intensive në përpjekje për të tërhequr pas vetes sa më shumë mbështetës, pasi diferencat midis populistit të djathtë, Jaroslaw Kaszyncki dhe liberali Donald Tusk, janë të pakta.
Top Channel