Është rritur numri i të arrestuarve nga megaoperacioni “Tempulli”, të cilët janë përfshirë në aktivitete të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Deri më tani janë arrestuar mbi 240 persona në të gjithë vendin për shpërndarje drogash poranë shkollave dhe lokaleve në qytete të ndryshme. Gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Në qytetin e Vlorës, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e dy prej personave të arrestuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, nga “masa arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, për shtetasit E.B dhe J. Sh.
Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë nuk ka ndryshuar masën për 16 persona të tjerë, ky tre prej tyre janë në “arrest shtëpie” dhe 13 të tjerë janë lënë në burg.
Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën për 16 persona të tjerë, ku 3 prej tyre janë në ‘arrest shtëpie’ dhe 13 janë lënë në burg ashtu siç ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
Top Channel