Shisnin drogë nëpër shkolla, arrestohen dy të rinj në Shkodër, njëri prej tyre mbante thikë

14/10/2023 15:47

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër për shpërndarje droge nëpër shkolla.

Njëri prej tyre është një 16-vjeçar, i cili posedonte brenda ambienteve të shkollës një sasi lënde kanabisi dhe kokaine dhe një thikë. Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë  kryer kontroll dhe në banesën e një 17-vjeçari, nxënës në një shkollë tjetër në Shkodër, që dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike 16-vjeçarin.

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua rreth 486 gramë kanabis në formë boçeje dhe disa doza kokaine. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dhe në prani të psikologut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 16 vjeç dhe G. Dh., 17 vjeç.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin që furnizonte 17-vjeçarin, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksonit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA