Më shumë se 1,300 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar gjatë bombardimeve gati njëjavore të Izraelit, thonë Kombet e Bashkuara.
Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se “5,540 njësi banimi” në ato ndërtesa u shkatërruan dhe gati 3,750 shtëpi të tjera u dëmtuan aq shumë saqë janë të pabanueshme.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i Kombeve të Bashkuara Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë në një postim në Xse një avion me pajisje mjekësore për të mbështetur nevojat urgjente shëndetësore është ulur në qytetin egjiptian Arish, rreth 45 km nga kufiri me Gazën.
Ai thotë se furnizimet janë gati për t’u vendosur në Gaza sapo të vendoset aksesi humanitar përmes një kalimi.
Kjo vjen pas një takimi që ai mbajti me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi të hënën, gjatë të cilit ata diskutuan furnizimet për Gazën.
A plane with @WHO medical supplies to support the urgent health needs in Gaza has landed in Al Arish, #Egypt – close to the Rafah crossing.
We’re ready to deploy the supplies as soon as humanitarian access through the crossing is established.
We continue our plea to Israel to…
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) October 14, 2023
Top Channel