Modelja 26-vjeçare, Natasha Beresford, u shpall fituesja e parë pa make up në “Miss London” si pjesë e garës rajonale për “Miss Anglia”.

18 vajza të tjera konkurruan me Natashën dhe është konkursi i parë për “Miss Without Makeup.”

Organizatorët e këtij konkursi thanë se qëllimi i konceptit është fuqizimi i femrave, rritja e vetëbesimit të tyre dhe promovimi i një imazhi më realist të trupit duke u fokusuar në pamjen natyrale. Natasha i la mbresa jurisë me një fustan të bardhë dantelle dhe pasi fitoi titullin “Miss Londra”, do të marrë pjesë në garën e “Miss Anglia”, e cila do të mbahet në fund të këtij viti.

E reja punon si infermiere në një firme stomatologjike dhe pas fitores, ajo tha se ishte e kënaqur me faktin që u zgjodh “Miss Londra”.

“Të gjitha vajzat që konkurruan janë kaq të bukura dhe një frymëzim i vërtetë, kështu që ishte një nder që u zgjodha”, tha ajo, duke shtuar se shpreson që me këtë titull do të frymëzojë femrat që të ndihen të bukura dhe të sigurta me veten e tyre dhe me një lëkurë pa grim.

Pas saj, në vend të dytë doli 23-vjeçarja Afrose Ameen, studente inxhinierie dhe pas saj, u renditen Temi Adeyemi bashkë me Alanta Richards.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA