BE nuk “ndahet” nga Kina, Borell: S`ka plane për shkëputje të ekonomisë

14/10/2023 13:33

Edhe pse tensionet me Pekinin jashtë shtuar, shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell, e përjashtoi hapur mundësinë e ndonjë shkëputjeje ekonomike të bllokut nga Kina.

Tregtia në mes të Kinës dhe Europës është aq e madhe, saqë shkëputja, edhe po të donte dikush, do të ishte e pamundur të realizohej.

Tregtia në mes të Kinës dhe Europës është aq e madhe, saqë shkëputja, edhe po të donte dikush, do të ishte e pamundur të realizohej.

“Askush nuk po flet për një shkëputje të ekonomisë së Bashkimit Europian nga ekonomia kineze. Qëllimi ynë është thjesht të zvogëlohet varësia e tepruar”, shprehet Borrell.

Borrell e argumentoi qasjen e BE-së me mësimet e nxjerra nga e kaluara, duke e përmendur faktin që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit u vërtetua se asnjë gram paracetamol nuk prodhohet më në kontinentin e vjetër për shkak të prodhimit të huaj. Kina është prodhuese e madhe e shumë ilaçeve, “mirëpo duhet të shumëfishohen burimet e furnizimit”, ka thënë Borrell, duke e quajtur këtë hap si “parandalues”. Arsyeja e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Pekinit kanë qenë hetimet e vazhdueshme të bllokut europian në subvencionet kineze për prodhuesit e makinave elektrike. BE-ja synon të hetojë edhe subvencionet kineze në kompanitë e çelikut.

Në të dyja rastet, BE-ja dyshon se Kina po u ofron kompanive të saj përparësi të padrejta në tregun e BE-së, pasi ato mund t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta sesa konkurrentët europianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA