Prokuroria e Posaçme konfiskon pasuritë e shtetasit belg Dries Lonneux, i dënuar 4 muaj më parë nga Gjykata penale e Lièges me 12 vite burg.
SPAK është vënë në dijeni nga autoritetet belge rreth një vit më parë, për aktivitetin e Lonneux. Shtetasi belg është dënuar në Belgjikë për importim kokaine, “drejtim organizate kriminale” dhe “trafikim lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Pasuritë e seksuestruara janë si më poshtë vijon:
- Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
- Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
- Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
- Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
- Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
- Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
- Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
- Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
- Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
- Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk.
Në vitin 2019, Dries Lonneux rezulton se ka investuar në Shqipëri në hapjen e një kompanie biznesi me emrin “RALET GREEN”, me objekt aktiviteti zhvillimin e teknologjive të reja. Ai gjithashtu ka në pronësi dhe pesë apartamente në Sarandë, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.
Dy vite pas këtij investimi, autoritetet në Belgjikë kanë zbuluar një rrjet të gjerë laboratorësh ku u sekuestrua 2 ton kokainë me vlerë 80 milionë euro.
Top Channel