Operacioni “Fazat”, goditet grupi për kalimin e emigrantëve të paligjshëm, ndalohet një 29 vjeçari, të tjerë në kërkim

13/10/2023 12:07

Shkon në 10 numri i shtetasve të vënë në pranga, gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit “Fazat”, për goditjen e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë periudhës hetimore 6-mujore janë vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht:

F. U., 29 vjeç, banues në Krujë (kursant për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është bashkëpunëtor me shtetasit e tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA