One Albania, operatori kryesor i telekomunikacionit në vend prezantoi  një transformim novator për platformën e saj One TV.

Gjatë eventit lançues dhe në praninë e gazetarëve më të njohur në Shqipëri, personazheve të showbiz-it dhe të apasionuarave pas teknologjisë, One Albania ka zbuluar transformimin monumental për platformën One TV, duke sjellë një epokë të re të televizionit. Përdoruesit tani kanë akses në një sërë veçorish, përmes një ndërfaqeje miqësore, ku mund të shijojnë eksperiencën televizive në tre pajisje njëkohësisht TV, Laptop, Tablet ose Smartphone.

Për të mësuar më shumë mbi këtë risi, ne patëm mundësi të flisnim me Drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Z. Brano Djurovic.

CEO i One Albania: Ky është një moment emocionues për ne dhe për abonentët tanë. Platforma e re One TV përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe transformues në teknologjinë televizive. Ne jemi të përkushtuar për të qëndruar në ballë të inovacionit dhe angazhimi ynë ndaj abonentëve tanë është më i fortë se kurrë”.

One Albania, krijuar pas bashkimit të dy gjigantëve të telekomunikacionit po forcon prezencën e saj si në rrjetin celular ashtu edhe atë fiks.

“Jemi krenarë që jemi njohur ndërkombëtarisht nga Omnitele, për cilësinë më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri, sipas standardeve  të njëjta me vendet e Europës Veriore. Nga ana tjetër kemi një rrjet fiks të përforcuar me investime të tjera në fibra. Një Shqipëri tashmë janë vendosur më shumë se 6000 km fibër dhe janë arritur pothuajse 220.000 familje që përdorin rrjetin tonë të fibrave.” 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA