Izraeli dhe Hesbollah kanë vijuar sulmet kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa Hamasi ka hedhur raketa drejt Tel Avivit, aty ku ndodhet edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Menjëherë pas alarmit ajo u strehua menjëherë në bodrumin e godinës ku po vijonte takimet, gjatë vizitës zyrtare në Izrael.
Pas disa orësh pritet të skadojë afati i dhënë nga ushtria izraelite, për evakuimin e 1.1 milionë banorëve të Gazës, megjithëse Hamasi e ka kundërshtuar këtë thirrje, duke i kërkuar banorëve të mos e zbatojnë. Ky vendim është kritikuar nga OBSH-ja dhe OKB-ja, zëdhënësi i këtij të fundit, Ronaldo Gomez, deklaroi për dëmet që do të shkaktojë.
“1.1 milionë njerëzve u është kërkuar të evakuohen, i njëjti urdhër zbatohet për të gjithë stafin e OKB-së që ndodhet atje. Kombet e Bashkuara e konsiderojnë të pamundur që një lëvizje e tillë të ndodhë pa pasoja shkatërruese humanitare”, tha Gomez.
Në Jeruzalem ka pasur përleshje të dhunshme mes forcave izraelite dhe protestuesve palestinezë, menjëherë pas lutjeve të së premtes. Deri më tani në Bregun Perëndimor, epiqendrën e përplasjeve, janë vrarë 11 persona.
Ushtria izraelite tashmë në ditën e dytë të mobilizuar është vendosur në afërsi të kufirin në Rripin e Gazës, njëkohësisht Forcat e Mbrojtjes kanë njoftuar se po vijojnë krehjen e zonës për të gjetur militant të Hamasit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka takuar Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas në Jordani, në tentativë për vënë nën presion palët, për të parandaluar përhapjen e konfliktit.
Bota islamike po zhvillon protesta masive në mbështetje të Palestinës, duke treguar solidaritet me të prekurit në Gaza, ku kanë mbetur të vdekur 1400 palestinezë.
Top Channel